Mateo ka filluar që të shkojë më shumë pranë Brikenës, të cilës i bën pyetje të ndryshme. Mbrëmjen e djeshme, ai e ka pyetur se si e kupton kur fillon që të pëlqejë një person.

“E vërej atë personin që kam përballë”, i tha ajo, ndërkohë Mateo ia pret: “Unë e vërej, por po të pyes ty”.

Duke qeshur, banorja i kthehet: “Mateo mos më bëj nervoz, seriozisht e kam, nuk është e vërtetë”.

Pjesë nga biseda:

Mateo: Si e kupton ti kur fillon të të pëlqejë një person?

Brikena: E vrej atë personin që e kam përballë

Mateo: Si? e vë re ai?

Brikena: Nëse mua më pëlqen, ai e vë re

Mateo: Unë e vërej, por po të pyes ty

Brikena: Mateo mos më bëj nervoz, seriozosht e kam, nuk është e vërtetë

Mateo: Unë e vërej, po të them si e dallon ti?

Brikena: Unë të them të shkosh të kontrollohesh te një okulist, nuk po i sheh gjërat qartë

Mateo: Do i kontrollosh ti

Brikena: Jo, unë nuk jam okuliste

Mateo: Shoh shumë qartë

Brikena: Sheh qartë, por gjërat nuk i sheh qartë. Unë kam thënë se nuk kam pëlqim për ty.

Mateo: Ti e ke thënë