Edhe dje Luizi Ejlli dhe Kiara Tito kanë qëndruar deri natën vonë duke biseduar me njëri-tjetrin. Ata kanë folur edhe në lidhje me nominimet e kësaj radhe ku janë Efi Dhedhes, Kiara Tito, Armaldo Kllogjeri dhe Tea Trifoni.
Këngëtari i njohur mendon se këtë të martë mund të jetë e rrezikuar për të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri edhe Efi. Me këtë nuk është dakord moderatoja, e cila sheh më të fortë Dhedhes se Tean.
Teksa po rrinin në krevatin e Kiarës, Luizi shprehet se ‘nëse ikën Efi jam shumë i fortë’. Sipas tij, nëse ajo do ishte vetëm dhe jo shok me të, edhe ajo do ishte më e fortë.
View this post on Instagram
Pjesë nga biseda:
Luizi: Nëse ikën Efi jam shumë i fortë. Nuk i ka bërë mirë kjo që është në grup me Luizin. Po të ishte vetëm, do ishte shumë më e fortë
Kiara: Pse? Efi është përfshirë në debate
Luizi: Me kë? Me ato që i hapa unë?
Kiara: E mo ma ti tani, mos fol kështu. Ik se nuk më intereson fare, mos më fol më