Banorët e “Big Brother VIP 4” e kanë nisur ditën duke fshehur gjërat e njëri-tjetrit dhe me debate të shumta. Loredana dhe Gjesti kanë patur një moment tensioni mes tyre.

Gjithçka nisi kur Loredana shkoi me vrap për t’i marrë Gjestit nga duart një pako cigare. Këtë veprim banori nuk e ka pritur aspak mirë dhe i është drejtuar ashpër asaj.

Gjesti i thotë që të mos e prekë më me dorë dhe Loredana që i kundërpërgjigjet që as ai ‘mos të prekë cigaret dhe gjërat e tjerëve’. Në një moment teksa ai po dilte jashtë, përmend ‘ta fus shpullë’ dhe banorja e ndjek nga pas duke i thënë ‘ti shpullë mua?’.

Pjesë nga debati:

Gjesti: Ej, lëshoje, mos ma kap dorën

Loredana: Më vrave. S’po të kapja dorën, po të merrja cigaren

Gjesti: Kurrë në jetë nuk dua të më kapësh dorën

Loredana: Qetësohu, atëherë ti mos prek cigaret

Gjesti: Zhduku, mos më prek më dorë

Loredana: Vetë e provokove të gjithë këtë, tani kjo nuk bëhet, kjo nuk bëhet, ti vetë i bën

Gjesti: Mos më prek me dorë kurrë në jetë

Loredana: Të prek me dorë që çke me të, atëherë mos prek cigaret e tjetrit

Gjesti: Mos ma kap dorën

Loredana: Ti nuk je normal

Gjesti: Nëse më kap dorën t’a fus shpullë

Loredana: Ça the? Ti shpullë mua?