Një ditë më parë ka nisur transmetimin në ekranin e Top Channel, “Fan Club Big Brother VIP 4”. Moderatore e këtij edicioni është ish-banorja e BBV 3, Heidi Baci, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.

Por Heidi dje ka patur një përplasje të vogël me banorin e ri që pritet të hyjë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Gert Ferra.

Teksa ky i fundit po fliste, iu drejtua Heidit duke i thënë “zemra”, gjë që nuk u prit mirë nga ajo pasi i tha që të mos i thotë më ashtu.

Pjesë nga biseda:

Gerti: Rri gjithë ditën kot, kemi punuar bashkë me Aldon.

Heidi: Nuk mendon se do t’i ngelë hatri?

Gerti: Unë ia kam thënë edhe në sy Aldos. Kështu jam unë zemra i drejtpërdrejtë.

Heidi: Mos më thuaj zemra se më bezdis.

Gerti: Më fal, është mënyrë komunikimi, do ta heqim.