Mbrëmjen e djeshme, Juela Nikolli ha hedhur akuza kundrejt Selin Bollatit, duke thënë se ka ndjenja për Armir Shahinin. Edhe ky i fundit, pas kësaj që tha Juela, nisi të ngrinte dyshimet e tij.

Miri është shprehur se ka qenë në dyshime gjithë kohës për një gjë të tillë, por nuk i ka dhënë zë.

Lidhur me këtë ka reaguar familja e Selin përmes një postimi në “Instagram”. Ata kanë publikuar një video ku Miri shfaqet duke fol me banorët pikërisht për akuzën që bëri Juela për balerinën.

Sipas familjarëve, është një turp i madh që një burrë i martuar dhe në moshën 47-vjeçare, të mundohet të krijojë një hisotri për një vajzë 23-vjeçare.

Familjarët shtojnë se nga ana e Selin nuk ka patur kurrë asnjë ndjenjë dhe shtojnë se ka patur vetëm raport loje dhe korrektese njerëzore.

View this post on Instagram

A post shared by Selin Bollati (@selinbollatii)

“Është një turp i madh që një burrë i martuar në moshën 47-vjeçare, të mundohet të krijojë një histori për një vajzë 23-vjeçare vetëm sepse ajo vendosi të mbajë distancë.

Nga ana e Selin nuk ka pasur kurrë asnjë ndjenjë. Zero.

Ka pasur vetëm raport loje dhe korrektese njerëzore. As flirt, as interes, as sinjale të dykuptimta siç është parë.

Nuk kemi reaguar më herët lidhur me këtë situatë pasi Selin gjithmonë e ka mbrojtur dhe e mbron veten e saj me dinjitet ama të bëhet kjo përpjekje për të nxjerrë një vajzë sikur “ka ndjenja apo ka pasur” për të mbrojtur egon, është tepër e ulët.

Publiku e sheh. Publiku e kupton.

Këtu mbyllet”, shkruhet në reagimin e bërë në profilin zyrtar të Selin në “Instagram”.