Aktorja e njohur Rajmonda Bulku ka qenë e ftuar në ‘E diell’ në Top Channel dhe ka folur për jetën dhe karrierën e saj.
Ndër të tjera ajo ka folur edhe për komentet që mori për filmin ‘Duaje Emrin tënd’.
‘Çuditërisht me atë film u morën disa njerëz që vinin nga Komiteti Qendror dhe që thonin që kësaj aktores duhet ti prisni ca plane sepse është ngacmuese. E kishin fjalën për momentet kur unë eci në korridoret e hotelit, kur unë ngjitem në ashensor, zbres dhe qaj sepse jam zhgënjyer nga ai njeriu që fillova ta pëlqej.’
‘Por pjesa më e madhe e kritikave ishin nga të rinjtë shqiptarë që dërgonin letra për filmin në Kinostudio duke shkruar: Film i degjeneruar, dhe e kishin fjalën për momentin ku unë jam e shtrirë me personazhin tjetër në Volorekë. Në atë kohë kam pirë një kafe me të madhin Kadare dhe ndërkohë kisha qenë edhe në filmin e Helenës edhe në filmin e Kadaresë dhe i kisha njohur ndërkohë edhe si skenaristë dhe isha shumë keq dhe i thashë nuk di seç ka ndodhur, edhe bashkëshortit tim i thonin ç’e mban ti atë grua, tmerr.’
‘Dhe teksa diskutoja me Kadarenë ai më thotë: Mos të lëntë perëndia pa armiq se je e harruar’, thotë Bulku.
‘Mos të lëntë Perëndia pa armiq’, Rajmonda Bulku tregon KOMENTET NEGATIVE që mori për ‘Duaje Emrin tënd’, çfarë i tha Kadareja
“Çuditërisht me atë film u morën disa njerëz që vinin nga Komiteti Qendror dhe që thonin që kësaj aktores duhet ti prisni…”
