Aktorja Juliette Lewis ka treguar për një moment të paharrueshëm nga fillimi i karrierës së saj, kur punoi me Robert De Niro në sheshxhirimin e filmit “Cape Fear”, të drejtuar nga Martin Scorsese.
Në një intervistë, Lewis kujtoi një mësim që aktori legjendar i dha në atë kohë, pasi ai kishte vlerësuar performancën e saj në filmin “Natural Born Killers”. Megjithatë, reagimi i saj ndaj komplimentit nuk ishte ai që De Niro priste.
Ai më dha një kompliment madhështor dhe, në vend që ta pranoja nga pasiguria e një 20-vjeçareje, i thashë: ‘E dini, 90 për qind të asaj që bëra e shpika vetë. Improvizova shumë dhe madje shkrova disa skena’
-tregoi Juliette Lewis.

Sipas saj, Robert De Niro reagoi menjëherë duke e kritikuar, pasi mendonte se një deklaratë e tillë tregonte mungesë respekti ndaj ekipit krijues të filmit.
Ai më pa me ashpërsi dhe më tha: ‘Mos trego kurrë mungesë respekti ndaj regjisorëve. Kurrë’
-kujtoi aktorja.
Lewis tha se ai moment i mbeti thellë në mendje dhe e bëri të reflektonte shumë për mënyrën se si duhet të sillet një aktor në industrinë e filmit.
E kuptova aq shumë atëherë sa u ndjeva sikur isha rritur pesë vjet brenda një momenti. Nuk e bëra më kurrë atë gaboni
Filmi “Natural Born Killers”, ku Juliette Lewis luan përkrah Woody Harrelson, u shfaq premierë tre vjet pas “Cape Fear”.
Ai u drejtua nga Oliver Stone, ndërsa ideja origjinale për historinë u krijua nga Quentin Tarantino.
