Amber dhe Valbona kanë patur një bisedë bashkë ditën e sotme. Amber e këshilloi gazetaren që ‘të mos bëhet peshku i askujt’.

Ajo shtoi se edhe atë ‘donin t’a peshkonin por nuk e peshkuan dot’. Amber u shpreh se Rozana këmbënguli t’a fuste në krevat që të rrinin bashkë, por ajo nuk pranoi.

Pjesë nga biseda:

Valbona: Nuk jam nisur as për të inskenuar, as me strategji loje, më ndodhi, do kisha dashur shumë të mos ndodhte

Amber: Mos u bëj peshku i askujt moj. Nuk ka shoqëri këtu moj

Valbona: Amber unë nuk jam dhe as nuk dua të bëhem peshku i askujt

Amber: Po je bërë moj

Valbona: Qenkam bërë, më vjen keq nëse jam bërë

Amber: Edhe mua donin të më peshkonin por nuk më peshkuan dot

Valbona: Po pse mendon kështu?

Amber: Pse e mendoj unë? A menduat ju të gjithë?

Valbona: Për cilën?

Amber: A këmbënguli Rozana të më fuste në krevat të rrija me të

Valbona: Po

Amber: Për ça mendonte Rozana? Nuk flinte dot pa mua?