Një prej tyre është reperi Stresi, me të cilin duket se ka pasur miqësi të ngushtë. 22-vjeçari dhe reperi kalonin kohë nën shoqërinë e njëri-tjetrin dhe publikonin video në rrjetet sociale.
“Zemra e vëllait, krejt botën ma përmbyse”, shkroi Stresi gjatë ditës së djeshme në një postim në Instagram, ku publikoi edhe disa mesazhe të shkëmbyera me viktimës.
Ndërsa ditën e sotme reperi publikoi një video të Brilant Martinajt që këndon nën ritmet e muzikës së tij: “Mos u mërzit, mos u mërzit, kështu e ka jeta, kështu e bëjmë dit për ditë”.
22-vjeçari u ekzekutua në një atentat mesditën e së dielës (17 korrik) së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 90 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë.
Brenda mjetit u dogjën Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.