Ajo vazhdon ende të publikojë foto provokuese në rrejtet sociale. Motra e Kate Moss, Lottie është shfaqur së fundmi e zhveshur në vaskë dhe duke shkëmbyer puthjeme një puthje me Sahara Ray në videon e saj të publikuar në OnlyFans .
Modelja, 24 vjeçare shkoi në aplikacionin për të rriturit dhe ndau një sërë fotografish dhe videosh provokuese me shoqen e saj. Në video, ajo nuk i la asgjë vend imagjinatës, teksa shihej duke qëndruar krejtësisht e zhveshur në një vaskë të mbushur me trëndafila.
Në një video tjetër, Lottie kishte veshur një triko të zezë dhe çorape dantelle teksa pozonte e shtrirë në dysheme pranë Saharasë. Sahara dukej po aq provokuese me një jelek latex me lidhëse, i cili shfaqte dekoltenë e saj të bollshme dhe një mini fund të ngjashëm.
Ajo theksoi tiparet e saj të mrekullueshme me një gamë make-up natyral dhe stiloi flokët e saj të drejta. Dyshja u panë duke rregulluar kamerën me shikime të zjarrta në video përpara se të bisedonin dhe të ndanin një të qeshur.
Lottie gjithashtu ngacmoi se ndjekësit e saj OnlyFans mund të aksesonin video dhe foto shumë më intime me çmim deri në 178 £ (200 dollarë). Ajo tha se ndjekësit e saj mund të hynin në aplikacion, e cila përfshinte video vetëkënaqëse, orgji dhe kaseta seksuale pasi paguanin një tarifë.
Lottie dhe Sahara janë mikesha prej kohësh dhe madje u tha se dhe ishin fejuar. Lottie shihet shpesh duke kaluar kohë me Sahara-n dhe dyshja pozojnë shpesh herë së bashku.