Andeta Radi, motra e Rozanës, ka reaguar përmes një lidhjeje telefonike në emisionin “Fan Club” në lidhje me debatin mes motrës së saj dhe Gerta Gixharit.

Sipas Andetës, Gerta ka prekur ndjenjat e Rozanës me shprehjen e saj “unë kam atë që s’e ke ti”, një deklaratë që ka shkaktuar dhimbje për Rozanën, e cila prej vitesh po përpiqet të bëhet nënë.

Historia e Rozit është disa vjeçare, unë nuk dua ta tregoj këtu se do thoni viktimizohet familjarisht. U hap në mënyrën më të keqe të mundshme dhe u diskutua në një mënyrë që nuk do të doja të diskutohej. Nëse me Jozin ishte diçka e thënë, për të cilën Rozi s’ka pse reagon keq se nuk preket, me Gertën, ka pas një histori disa vjeçare që e ka kaluar mbi shpatulla

Në lidhje me debatin që pasoi, Andeta u shpreh se nuk i pranonte komentet që përfshinin fëmijët, duke theksuar se askush nuk duhet t’i përmendë fëmijët për të lënduar një tjetër. Ajo ishte e mendimit se nuk duhej të kishte përpjekje për të parë këtë situatë si një histori të dyfishtë, ku secila palë mund të fajësohej.

Nga ana tjetër, opinionisti Ronaldo Sharka i kujtoi Andetës se të dyja palët kishin gabuar në këtë situatë, pasi Rozana kishte provokuar, ndërsa Andeta i qëndroi mendimit se asnjëherë nuk duhet të përmendet mëmësia si një armë goditëse ndaj dikujt që e ka të vështirë të realizojë këtë dëshirë.

Në lidhje me komentet e tjera që kanë pasuar, Andeta e mbrojti Rozanën, duke pohuar se ajo nuk kishte kuptuar ndonjëherë përmbajtjen e klipit të shfaqur në Prime, ku kishte të bëjë një histori e cila kishte shqetësuar Rozanën dhe nuk ishte e lehtë për të përballuar.

Në fund, Andeta foli edhe për partnerin e Rozanës, duke theksuar se ai gjithmonë është pranë saj dhe e mbështet në çdo moment, pavarësisht polemikave të shkaktuara nga ky debat publik.