Rina Lipa, motra më e vogël e Dua Lipës, është fytyra e fushatës më të re të ASOS. Shitësi online i modës ka publikuar një seri fotosh ku ajo shfaq kombinime të ndryshme veshjesh. Modelja dhe kërcimtarja 25-vjeçare, e cilësuar më herët si një nga “Gen Z It Girls”, vazhdon të forcojë këtë imazh edhe me fotosesionin e saj më të fundit.

Përveç kësaj, Rina do të marrë rolin e Drejtoreshës Kreative për rubrikën “Dilemat e Stilit” në ASOS, ku do t’i ndihmojë ndjekësit të gjejnë zgjidhje për dilemat e përditshme të modës përmes përmbajtjeve të publikuara në TikTok dhe Instagram.