
Finalja e madhe e Wimbledon, në turneun e tenisit për meshkuj, e zhvilluar ditën e sotme mes Andy Murray dhe Roger Federer dhe që u fitua nga ky i fundit, ka pasur vëmendjen më të madhe të personaliteteve të jetës publike në Britaninë e madhe. Ndër të ftuarit VIP në tribunë, spikasnin edhe motrat Middleton, Kate dhe Pippa. Në formë të shkëlqyer dhe me një ngjashmëri të dukshme fizike mes tyre, të dyja motrat janë parë të ndjekin me vëmendje dhe entuziazëm finalen e madhe.

Kate e cila bënte tifo për bashkëkombësin e saj, britanikun Murray, kishte marrë pjesë edhe në takime të tjera të këtij eventi të rëndësishëm të tenist, e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj, princi William.

Vëmendja e fotografëve është përqendruar si gjithmonë te Dukesha e Cambridge dhe mediat e shumta nuk kanë ngurruar edhe një herë t’i bëjnë ‘grafinë’ e veshjeve të ricikluara shpesh nga Kate, megjithatë ajo si gjithmonë dukej thjesht e mrekullueshme.
8 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)