Moderatorja e njohur, Marina Vjollca, ka njoftuar së fundmi se spektakli që ajo do të prezantojë, "Klanifornia", do të nisë të shtunën.
Kështu, ajo do të jetë kokë për kokë me motrën e saj, Luana, e cila emisionin e saj e nisi të shtunën e kaluar, duke thyer rekord shikueshmërie.
Në këtë mënyrë, dy motrat e njohura të ekranit do të jenë në garë për shikueshmërinë më të madhe, pasi emisionet e të dyjave do të transmetohen në të njëjtin orar të shtunën.
Nëpërmjet një postimi në "Instastory", Marina u është përgjigjur fansave që e kanë pyetur se "kë të shohim?". "Një sy mua e një sy Luanës", shkruan ajo, e cila në çdo moment ka treguar mbështetje të madhe për të motrën.
Ndërsa nga ana tjetër, Luana shkruan që të blini dy televizorë, në mënyrë që t’i shikoni të dyja njëkohësisht.
[gallery ids="864591,864592,864593,864594,864595,864596,864597,864598,864599,864600,864601,864602,864603,864604,864605,864606,864607,864608,864609,864610,864611,864612,864613"]