Dyvjeçarja ishte larguar nga oborri i banesës, duke alarmuar familjen dhe autoritetet. Mbi 75 efektivë policie, helikopterë dhe dronë u angazhuan në operacionin e kërkimit.
Pas shtatë orësh, vullnetari Jay Stewart dëgjoi një zhurmë pranë disa shkurreve, ku zbuloi vogëlushen e frikësuar. “E mora në krahë dhe ajo më shtrëngoi fort. Nuk do ta harroj kurrë atë moment, rrëfeu ai.
Vogëlushja u mbështoll me një batanije dhe u transportua në spital. Autoritetet shpjeguan se temperaturat e ulëta gjatë natës në shkretëtirë rrezikonin seriozisht jetën e saj. Vogëlushja u gjet rreth 3,2 kilometra larg banesës së saj, pranë qytetit Eloy, në Arizona të SHBA-së.
Shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve kanë nisur një hetim për ngjarjen, ndërsa deri tani nuk është ngritur asnjë akuzë.

