E ftuar në “S’e luan topi”, këngëtarja Anxhela Peristeri ka rrëfyer për fëmijërinë, për eksperiencën në muzikë, për periudhën në Greqi dhe kthimin në Shqipëri.
“Këndoja shumë e vogël, saqë njëherë më iku dhe zëri dhe u desh që të më bënin rreze që të më rikthehej.
Fitova miss Albania në 2001, dhe u shtyva nga babi që të merrja pjesë.
Eksperienca e parë me njohjen me publikun ka ndodhur në lice. Pas 4 vitesh vendosa të largohem në Greqi. Më erdhi një ofertë që të ikja të këndoja atje, dhe nuk e refuzova”, tregoi këngëtarja për “S’e luan topi”.