Mbrëmë në programin e dashurisë, “Për’puthen”, u transmetua takimi i Stelinës me dy nga djemtë konkurrentë, Keijsi dhe Ervini.

Në këtë takim ata u prezantuan me njëri-tjetrin, treguan me çfarë merren dhe gjërat që u pëlqejnë.

Më shumë folën Keijsi dhe Stelina, Ervini ishte pak më i heshtur. Ndërkohë teksa po komentonin këtë takim, konkurrentja u shpreh:

“Unë e kam shijuar shumë. Kam qenë duke qeshur gjatë gjithë kohës, më ka pëlqyer shumë takimi im. Ishte shumë funny. Nuk mu duk se kisha emocione, isha shumë e çlirët, isha shumë vetvetja. Mendoj se çdo gjë shkoi siç duhej. Unë e shijova për vete, nuk e di për djemtë”.

Ndërkohë Keijsi tha:

“Vetja mu duk mirë, disa defekte të vogla, por e përgjithshmja mirë”.

Por Ervini ka një koment krejt ndryshe nga ata të dy:

“Me thënë të drejtën mua nuk më ka pëlqyer fare takimi. Ajo mënyrë, një vajzë me dy djem. Ishte sikur, më fal për shprehjen, por treshe. Edhe këtë gjë nuk e pranoj, nuk më pëlqen”.