Debate të shumta kanë përfshirë shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, me tone të larta dhe ofendime.

Livia, e cila është dhe në nominim, ka treguar se ka kaluar një atak paniku.

Gjatë debatit me Vserlon, dëgjohet se i kërkon ta lërë të qetë, pasi po kalon atak paniku.

Pranë banores ishte Tiri, i cili i tha Vserlos që të largohej por ai nuk dëgjonte. Më pas shkoi edhe Gjesti që i thotë ‘se është në gjendje të rëndë’ dhe ai i kundërpërgjigjet: ‘S’më plas, s’më intereson’.

Pjesë nga debati:

Vserlo: O Livia pse po degjenerohesh

Tiri: Ik, po ik andej

Livia: Kam atak panik, m’u hiq, m’u hiq të thashë

Vserlo: Pse po degjenerohesh?

Livia: M’u hiq

Gjesti: Boll, është në gjendje të rëndë, ik, ruaju

Vserlo: S’më plas, s’më intereson

Gjesti: Hej mos bëj Gjeste, avash, qetësohu

Valbona: Hajde me mua, qetësohu

Gjesti: Merr do ujë

Laerti: Ça po bën o Livia, qetësohu o Livia