Nita Latifi dhe Ronaldo Sharka kanë pasur një sërë përplasjesh gjatë kësaj jave. Teksa po sqaroheshin gjatë spektaklit të djeshëm, ata vijuan përballjet, pasi Ronaldo tha se Nita donte të dilte si person i dhunuar. Ndërkohë, këngëtarja deklaroi se nuk ishte ky qëllimi i saj.

Pjesë nga debati:

Nita: Mu thaftë goja që të nominova

Ronaldo: Nita donte të dilte si një grua e dhunuar, e keqtrajtuar.

Nita: Kush tha që më dhunove?

Ronaldo: Moj ti qenke bërë më gënjeshtare se Olta.

Nita: Thashë që nuk guxon njeri me më prek

Ronaldo: Besoj se ka psikologë që nëse do më shihnin mua keq, do më merrnin dhe do më trajtonin, nuk i mbeti Nitës kjo.