Dita e sotme ka nisur me debate të forta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Një debat ka ndodhur mes Selin dhe Inës.

Gjatë debatit Selin i ka thënë Inës që njihet si balerinë dhe njerëzit paguajnë biletat për ta parë atë në teatër, e jo si vajza që ndajnë çifte.

Nga ana tjetër, Ina i ka thënë Selin që të shkojë të marri babin, duke nënkuptuar Mirin, i cili në ‘Pimen’ e dytë ka thënë që Selin e sheh si vajzën e tij.

Ndërsa Selin i tha të shkojë të puth shokun, pra Keijsin, pasi në ‘Primen’ e së shtunës Vëllai i Madh i dha mundësinë Stelinës që të shikonte një video të Keijsit, i cili ishte duke u puthur me Inën në një lokal.

Pjesë nga debati

Selin: Ti shkon e paguan lekë në teatër për të më parë mua.

Ina: Hajde se të paguaj unë.

Selin: Duhet të paguash lekë për të më parë mua në teatër.

Ina: Bëhu një personazh të shoh sa e zonja je. Ke ardhur këtu për të bërë balerinën, këto janë vlerat e tua.

Selin: Ky është morali yt që me t’i hedh lekët kështu, blen biletë e me shikon mua.

Ina: A kishe ardhur këtu për të na treguar balerinën, ky është morali yt?

Selin: Mua lekët nuk m’i hedh njeri, blen biletë për të më parë mua. Unë nuk njihem si një vajzë që ndan çiftet, por njihem si një vajzë e cila ka punuar, është shkolluar.

Ina: Ne të tjerat çfarë kemi bërë, ti nuk e di se çfarë bëj unë atje jashtë.

Selin: Nuk më intereson zero, mjafton vetëm prezantimi jot.

Ina: Merre babin, merre babin.

Selin: Shko puth shokun tani.