Alesio dhe Marko janë zyrtarisht dy banorët më të rinj të “Big Brother VIP 5”, të cilët u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme. Por jo vetëm kaq, pasi mbrëmë u rikthye në shtëpi edhe fituesi i edicionit të dytë të reality show-t, Luiz Ejlli.
Këngëtari i njohur nuk është banor, por do të qëndrojë aty vetëm pak ditë. Këtë detaj nuk e dinë banorët, edhe pse ka nga ata që kanë nisur të dyshojnë.
Ditën e sotme, Vëllai i Madh u dha të drejtën banorëve të rinj që të bënin një konferencë, ku pjesa tjetër e shtëpisë do i bënin pyetje.
Në një moment, Brikena e krahasoi veten me Olta Gixharin, kundërshtaren e Luizit në BBV 2. Sipas saj, ajo mund të jetë një Olta Gixhari dhe këtu Ejlli iu përgjigj:
“Nëse të duket vetja një Olta Gixhari, kjo tregon se ke me dalë jashtë”, duke shkaktuar të qeshura te banorët e tjerë.
Pjesë nga biseda:
Brikena: Me sa unë i shikoj banorët këtu, nuk jam lojtare e fortë si Olta Gixhari, ama në këtë lojë për ty, ka mundësi që të jem unë një Olta Gixhari. A mendon që ti duhet ta penalizosh grupin tënd, ti dhe Artani, për të më mbajtur mua brenda me Mirin?
Luizi: Nëse të duket vetja një Olta Gixhari, kjo tregon se ke me dalë jashtë
Brikena: Një kundërshtare tënde të fortë. Thashë sa u përket vajzave këtu brenda, për mendimin tim mund të jem një kundërshtare e fortë e jotja
Luizi: Shumë mirë, e respektoj, nuk ka gjë më të mirë se tu qenë i fortë, të lë në tension, të mban aktiv. Por po ta them, po të ishe si Olta, i ke bërë nder të gjithëve jo vetëm mua
Brikena: Një kundërshtare jote e fortë e thashë, a mund të jetë se mund të penalizosh grupin tënd, për të mbajtu këtu një kundërshtare të fortë
Luizi: Unë nxjerr jashtë kë kam përballë, kë kam mundësi. A është e fortë, a është e butë, a është e lehtë ajo shihet. Nëse e nxjerr jashtë do të thotë se s’ka qenë aq e fortë¸nëse rri brenda qenka e fortë.
Brikena: Ok, paç fat.



