Gjatë një bisede të gjatë me njëri-tjetrin, Brikena e ka pyetur Mateon për lidhjet e tij të mëparshme. Banori i tregoi asaj se ka patur tre marrëdhënie dhe e fundit ka përfunduar para një viti e gjysmë.
Kur Brikena e pyeti nëse ka komunikim me to, Mateo u shpreh se nuk mund të ketë shoqe ish-të dashurat e saj.
Më pas banorja shprehet se nuk ka asgjë të keqe të kesh respekt, pasi edhe mund të ketë ribashkim. Por banori e mohoi një gjë të tillë.
Pjesë nga biseda:
Brikena: A ke patur ndonjëherë lidhje?
Mateo: Po
Brikena: Sa?
Mateo: Dy
Brikena: Sa kanë zgjatur?
Mateo: dy dhe një vit
Brikena: A kanë ndodhur tani shpejt?
Mateo: Tre, jo dy
Brikena: Ça tre?
Mateo: Lidhje, po një kam qenë i vogël
Brikena: Sa ka që ka mbaruar lidhja e fundit?
Mateo: Jam ndarë thuajse dy vitesh, para një vit e gjysmë
Brikena: Me të ke qenë një ap dy vite?
Mateo: Një vit
Brikena: A ke raporte të mira me të?
Mateo: Jo, asnjë lloj raporti. Nuk mbaj raport me ish-të dashurat
Brikena: Nuk ka asgjë të keqe me pas respekt
Mateo: Nuk mund të kem shoqe një që kam qenë e lidhur
Brikena: Thjesht me pas një respekt
Mateo: Ajo jetën e vet, unë timen, kaq. Në momentin që ndahem dhe i vë pikën, nuk më intereson fare se çfarë bën personi tjetër me jetën e vet. Nuk i uroj të keqen
Brikena: Munden edhe me u rikthyer njerëzit, nuk ka asgjë të keqe
Mateo: Asnjë lloj rikthimi
Brikena: Nëse nuk ka patur gjëra shumë të mëdha të këqija që kanë ndodhur në një lidhje, për mendimin tim nuk ka asgjë të keqe
Mateo: Aty ku nuk funksionon, më mirë ndahu herët se sa vonë, sidomos një lidhje toksike. Po nuk pati mirëkuptim, ka marrë fund lidhja.


