Këngëtarja me famë botërore, Shakira, u gëzua dhe u prek pasi mori çmimin për albumin më të mirë latin që fitoi në Grammy 2025.
Artistja ka folur pak para eventit në “Entertainment Tonight” për gëzimin e saj, por edhe për krenarinë që ndjente duke pasur djemtë e saj në krah. Në të njëjtën ditë ajo festoi edhe 48-vjetorin e lindjes.
Shakira ndau atë që shpreson që fëmijët të mësojnë nga ndarja e momenteve të tilla me nënën e tyre. “Mësimi më i madh që ata ndoshta mund të marrin nga unë është se sa shumë punoj dhe se asgjë nuk vjen lehtë”, tha ajo duke shtuar: “Gjithçka është rezultat i disiplinës dhe përkushtimit dhe kjo është një nga gjërat që dua t’u mësoj atyre”.
12-vjeçari Milan dhe 10-vjeçari Sasha shoqëruan nënën e tyre në Grammy të këtij viti ku këngëtarja u shfaq pas gati 20 vitesh. Shakira mori çmimin për albumin më të mirë Latin Pop për Las Mujeres Ya No Lloran, të dielën, më 2 shkurt, të cilin ia dha Jennifer Lopez, me të cilën kishte ndarë skenën në Super Bowl 2020!
Kujtojmë se Shakira ka dy djem nga lidhja e saj me futbollistin Gerard Pique. Ata ishin së bashku për më shumë se 10 vjet dhe u ndanë në vitin 2022. Duke folur për “Billboard” në shtator 2023, ajo shpjegoi se karriera e saj ishte përparësia e saj e tretë ndërsa jetonte në Evropë me Pique, pasi ajo ia kishte kushtuar jetën kujdesit për fëmijët dhe për partnerin.