Olivia Wilde ka folur hapur për mënyrën se si e sheh intimitetin në një marrëdhënie, duke argumentuar se mungesa e jetës seksuale mund të jetë një shenjë se partnerët janë larguar emocionalisht nga njëri-tjetri.
Regjisorja dhe aktorja ishte e ftuar në podkastin e Louis Theroux, ku, përveç projektit të saj më të ri kinematografik “The Invite”, ndau edhe pikëpamjet e saj mbi marrëdhëniet romantike dhe konceptin e njohur si “bedroom divorce” (divorci në dhomën e gjumit).
Sipas Wilde, ekziston një perceptim i gabuar se gratë kanë më pak dëshirë seksuale sesa burrat, një stereotip që, sipas saj, nuk pasqyron realitetin.
Mendoj se ekziston ky supozim i padrejtë se gratë nuk e duan seksin aq sa burrat. Mungesa e seksit nuk është normale. Ajo tregon se marrëdhënia është shndërruar në miqësi. Kur nuk ka më intimitet, nuk je më në një partneritet romantik, por në një marrëdhënie mes shokësh dhome
-u shpreh aktorja.
Wilde foli edhe për termin “bedroom divorce”, i cili përdoret për të përshkruar çiftet që vazhdojnë të jetojnë së bashku, por nuk ndajnë më intimitet fizik.
Shumë njerëz e quajnë ‘dhoma e vdekur e gjumit’ ose ‘divorc në dhomën e gjumit’. Mendoj se është disi seksi. Më intrigon. Ka një lloj misteri dhe më duket interesant
-tha ajo.
Komentet e aktores vijnë pak kohë pasi ajo foli edhe për periudhën e vështirë që kaloi pas ndarjes nga këngëtari Harry Styles.
Në një intervistë të mëparshme, Wilde e përshkroi atë lidhje si shumë të bukur dhe tha se puna në filmin e saj të ri, “The Invite”, ka qenë një përvojë shëruese, që e ndihmoi të linte pas një periudhë të mbushur me polemika dhe vëmendje të madhe mediatike.
