Këngëtarja e njohur, Fifi, ka qenë së fundmi e ftuar në “Grida Duma Podcast”, ku ka folur hapur për raportin e saj me kantautorin e mirënjohur, Flori Mumajesi. Ajo u ndal te mungesa e gjatë e artistit nga skena muzikore dhe misteri që e rrethon prej kohësh.
E pyetur nga Grida Duma se çfarë po ndodh me Flori Mumajesin dhe jetën e tij artistike, Fifi pranoi se nuk ka asnjë lajm konkret dhe se komunikimi mes tyre është i ndërprerë.
“Unë nuk e di fare as ç’a bën Flori, as si është Flori. Kam pyetur, por përgjigjet që kam marrë s’më kanë pëlqyer”, u shpreh këngëtarja, duke theksuar se pa folur drejtpërdrejt me të, nuk i beson thashethemeve.
Sipas saj, rreth emrit të Florit kanë qarkulluar shumë fjalë që shpesh rezultojnë të pavërteta:
“Thuhen shumë llafe dhe dalin të mos jenë të vërteta”.
Në një nga momentet më emocionale të bisedës, Fifi e quajti Flori Mumajesin “muzën time artistike përjetësisht”, por pranoi se aktualisht mes tyre ka një distancë të fortë.
“I kam të bllokuara nga ai muret e komunikimit, nuk e di pse, por uroj shumë që ai të jetë mirë”, tha ajo.
Këngëtarja shtoi se vlerësimi për Florin shkon përtej bashkëpunimit muzikor:
“Jo vetëm muzika; ai si njeri. Lum ata që e kanë pasur rastin me nejt me të,” – duke e përshkruar si një person “dhënës”.
Në fund të intervistës, Fifi la të kuptohet se zhgënjimi mund të ketë ndikuar në largimin e tij nga muzika.
“Është i zhgënjyer nga mosmarrja, prandaj është mbase në atë gjendje që është,” – u shpreh ajo, duke ofruar një këndvështrim emocional mbi heshtjen e gjatë të një prej figurave më të rëndësishme të muzikës shqiptare.



