I ftuar në studion e “Wake Up”, ka qenë artisti shumë i talentuar Sardi Strugaj. Ai ka folur më shumë për dy projektet e tij më të fundit “Për ty dehem” dhe “Ti shko”, pritshmëritë e tij për vitin 2026, si dhe për jetën personale…
Pjesë nga intervista:
Si i sheh komentet e njerëzve që thonë se muzika jote shëron shpirtin?
Normalisht që ndihem mirë, se janë komente pozitive kryesisht. Më bën përshtypje se si po më karakterizojnë si këngëtar që i këndoj vetëm dhimbjes. Me sa duket aty i godet më shumë nga ana ime, kur i këndoj dhimbjes, se unë kam dhe këngë të tjera që i këndoj lumturisë. U pëlqejnë dramat.
Ku e gjen frymëzimin për këngët e tua?
Nuk nisem nga historitë me mia personale. Patjetër që ka këngë që frymëzohen nga historitë e mia personale, por shpesh më ndodh që të frymëzohem nga ato që lexoj apo nga historitë e të tjerëve. Nuk para kam dëshirë të tregoj se cila është dedikim.
Kur janë krijuar këto dy këngë?
“Për ty dehem” është krijuar në maj, por nuk e nxor atëherë sepse nuk e mendova si një këngë për ta promovuar gjatë verës dhe po prisja shtatorin apo tetorin për ta lançuar. Ndërsa “Ti shko” është e freskët.
E mendon se muzika jote mund të ndihmojë njerëzit në momentet e tyre të vështira?
Them se po. Mua personalisht muzika më ka ndihmuar gjithmonë. Të ndihmon me emocionet, qoftë edhe nëse të bësh të qash, të shfryhesh… Mua personalisht më ndikon, qoftë kur jam i gëzuar dëgjoj një muzikë të caktuar që më jep një ndikim, qoftë dhe kur jam i mërzitur apo melankolik e kam atë ndikim. Besoj dhe unë e kam ndikimin tek njerëzit që më dëgjojnë.
Cili është artisti yt i preferuar?
Artist të preferuar kam Stomae, nuk mërzitem kurrë. Dëgjoj nga të gjitha llojet e zhanreve. Nga popullore te tekno. /TAR/




