Muzika shqiptare ka humbur një tjetër emër të saj. Këngëtari dhe producenti kosovar Eroll Jakupi është ndarë nga jeta, duke lënë pas kujtime dhe një kontribut të rëndësishëm në skenën muzikore shqiptare.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga miq dhe bashkëpunëtorë të artistit, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e tij. Eroll Jakupi u bë i njohur për publikun edhe përmes këngës “Vetëm 5 minuta”, e cila mbetet një nga krijimet me të cilat ai identifikohet në muzikën shqiptare. Në nderim të artistit ka reaguar edhe dirigjenti Emrush Thaçi, i cili ka ndarë një mesazh prekës në kujtim të tij.