Një moment i bukur familjar ka sjellë në qendër të vëmendjes sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni. Ai ka marrë pjesë së fundmi në dasmën e motrës së tij.

Atmosfera e dasmës është kthyer në spektakël, pasi në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, futbollisti i njohur shihet duke festuar me shumë entuziazëm, teksa hedh dollarë mbi kokën e nuses, duke e bërë momentin edhe më të veçantë.

Salla është mbushur me energji, muzikë dhe festë, ndërsa Uzuni duket se nuk është kursyer aspak në këtë ditë kaq të rëndësishme për familjen e tij. Pamjet kanë marrë me mijëra reagime në rrjet.