Ditën e djeshme, Vëllai i Madh i vendosi banorët përballë disa pyetjeve pikante, të cilave duhej t’i kthenin përgjigje dhe t’i argumentonin.
“Banorë, Vëllai i Madh iu vendos përballë disa pyetjeve pikante, të cilave duhet t’iu përgjigjeni duke i argumentuar. Sipas krahut orar, secili banor përzgjedh një pyetje dhe i përgjigjet. Pas raundit të parë të pyetjeve, fillon sërish banori i parë duke përzgjedhur një tjetër pyetje. Kujdes, nuk mund të ndërroni pyetjen që ju bie dhe nuk mund të refuzoni përgjigjen. Respektoni kohën e njëri-tjetrit”, shkruhej në zarfin e bardhë.
Ndërkohë pyetja e parë që i ra Selinës ishte:
“Me cilin banor ndihesh më rehat emocionalisht?” dhe duke qeshur tha fillimisht:
“Malin, bëj shaka”.
Më pas Selin shton se ndihet rehat emocionalisht me shumë banorë, por më e afërt është me Lore.
“Me shumë banorë ndihem rehat emocionalisht dhe shumë e afërt, kryesisht Lore, që jam lidhur më shumë nga të gjithë. Pastaj me Juxhinin, ANgelon dhe Mirin, kaq”, u përgjigj banorja.
Ndërkohë teksa argumentoi përgjigjen e saj, Selin tha:
“Me Lore ka ardhur komplet natyrshëm, me të gjithë personat që përmenda na ka përputhur energjia, tipi, loja, aleancat”.


