I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë eksperti i IT, Ardit Gavani. Ai ka foolur më shumë mbi inteligjencën artificiale, si po manipulohen fotot dhe si po e përdorin të rinjtë duke i kërkuar këshilla nga më të ndryshmet…
Si fillim, një foto e shpërndarë masivisht në rrjet, ku duken disa arinj në Kukës, na ka bërë të gjithëve të mendojmë se është e vërtetë, kur në fakt është e gjeneruar me inteligjencë artificiale. Për më shumë na shpjegon vetë Arditi…
Për mua, që merrem dhe me grafikë, se jam dhe designer, është shumë e dukshme. Por realisht do çuditesh që dhe njerëz që kanë eksperiencë në IT postojnë foto, video dhe lajme të tilla dhe janë të vështira për t’u kuptuar. Le të themi të drejtën, për një sy amator, nëse ti nuk fillon të merresh me gjurmët, ngjyrimin, duket reale. AI ka avancuar shumë. Nuk dua t’i kryqëzoj shumë, por do thoja që kushdo që ka shumë ndjekës është një lloj influenceri që njerëzit e ndjekin, dhe aq më tepër mediat, ka programe falas në internet që janë kontrollues AI dhe ta thonë nëse është digjitalist e manipuluar ose jo. /TAR/

