Edhe pse ka vetëm pak ditë që ka nisur edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, banorët kanë nisur me debatet e para, me ndarjet e grupeve, por nuk mungojnë as momentet e bukura me njëri-tjetrin.
Mbrëmë teksa Miri dhe Brikena po bisedonin së bashku, kjo e fundit i tha këngëtarit se ‘do t’a martojnë këtë vit’ brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në mënyrë që t’i zgjatet loja.
Miri i kthehet se do të martojnë atë dhe do t’i sjellin dhe këngëtarin e njohur, Gena, të cilin Brikena e pëlqen shumë.
Pjesë nga biseda:
Miri: Genën t’a gjejmë ne, burrin gjeje vetë
Brikena: Jo po të martojmë ty këtë vit këtu
Miri: Të më martosh mua?
Brikena: Po, ty po të martojmë që të të zgjatet loja
Miri: Prapë të martohem unë?
Brikena: Këtu në Big sa për lojë
Miri: Bëje ti për lojë, pse ta bëj unë
Brikena: Unë jam për lojë ndryshe, jo për martesë
Miri: Atëherë e bëjmë si lojë dhe e vazhdojmë seriozisht
Brikena: Mos ma sill mua
Miri: Unë mos ta sjell, ti sille, tek unë e gjete
Brikena: Bëhu pak më interesant, gjej gjërat e tua
Miri: Jam martuar njëherë, të martohem prapë unë. Unë dua të të martoj ty, ec. Të gjejmë edhe Genëm. Ti caktojmë datën se është edhe i zënë
Brikena: Ke ngelë në derë
Miri: Na ke ngelë në shtëpi
Brikena: Në shtëpi do të ngel, këtu më ke
Miri: Po të martoj, jo të ikesh
Brikena: Nuk më heq qafe edhe po u martova, mos e ki merak
Stine: Mund të martohesh më shpejt seç e mendon
Miri: Ka hall të martohet në shtëpi
Stine: Po pra me Genën
Brikena: Nuk martohem unë në shtëpi, martojmë Mirin që t’i zgjasim lojën
Miri: Do ta martojmë në restorant.



