Shqipëria arriti të siguronte 145 pikë në finalen e festivalit europian të muzikës “Eurovision 2026”, falë përfaqësimit me këngën “Nan”, të interpretuar nga Alis.
Vendi u rendit e 13-a në klasifikimin final, ndërsa Portugalia ishte shteti që i dha vendit tonë pikët maksimale, plot 12.
Nga ana tjetër, Italia nuk i dha asnjë pikë Shqipërisë, edhe pse delegacioni shqiptar e votoi maksimalisht me 12 pikë.
Performanca shqiptare u komentua gjerësisht gjatë natës finale të festivalit europian të muzikës, duke e mbyllur garën me 145 pikë në total.
