Nutricionisti Pavli Brozi ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë, ku tregoi disa nga vetitë e mandarinës.
Sipas tij, ky frut ndihmon në rregullimin, toksifikimin dhe pastrimin e mëlçisë. Gjithashtu edhe në rregullimin e sheqerit në gjak.
“Një veti shumë interesante e mandarinës, e cila edhe pse ka sheqer, ka më pak fibra, gjithsesi ka shumë flavonoide, janë antioksidantë. Flavonoidet që përmban pikërisht mandarina, janë studiuar që të ndihmojnë në rregullim, toksifikimin, pastrimin e mëlçisë. Gjithashtu të ndihmon edhe në rregullimin e sheqerit në gjak edhe pse ka sheqer. Prandaj ushqimet natyrale janë perfekte se janë të balancuara në mënyrë ideale. Nuk mund të të bëjë dëm një mandarinë. Gjithsesi sasia e duhur për njerëzit, unë do thosha 1-3 në ditë, pa abuzuar”, tha nutricionisti.

Ndërsa i pyetur nëse mund t’a konsumojmë mandarinën në darkë, ai u përgjigj:
“Po, mund t’a konsumoni, jo shumë afër darkës. Nuk dua të vë orare fikse. Mandarina ka më shumë sheqer se portokalli dhe logjikisht ti në orën 11 të darkës po bëhesh gati të flesh gjumë, e nëse konsumon një ushqim të pasur me sheqer, të jep energji. Kur po bëhesh gati për të fjetur gjumë, nuk ke nevojë për energji”.
Këtu ndërhyn moderatori Alban Musa i cili thotë:“Po mirë, varet se ça gjumi bën. Mund të kesh…” fjalën ia ndërpret Brozi që thotë: “Gjumë të egër”, duke shkaktuar të qeshura në studio.
“Mund të bësh periudhë nxehje para gjumit dhe pastaj fle gjumë”, vijon Albani.




