Ish-banorja e Big Brother VIP 5, Stelina, së fundmi ka folur për ndarjen e Keijsit dhe të Inës.

E ftuar në “E Diell”, në rubrikën “Trotuar”, Stelina është pyetur nëse është në dijeni për deklaratën që Keijsi ka dhënë në Top Albania Radio për ndarjen nga Ina. Ish-banorja është përgjigjur që është në dijeni të këtij lajmi, pasi ia kanë dërguar shumë veta në Instagramin e saj.

“Ma kanë çuar gjysma e Shqipërisë në Instagram, ka edhe shumë gjëra që lidhen me ta dhe m’i çojnë, dhe kjo gjë më shqetëson deri diku, sepse unë e kam thënë në çdo dalje televizive që mua nuk më lidh asgjë me ta”, tha Stelina.

Keijsi dhe Stelina, të njohur fillimisht në “Përputhen”, nisën një histori dashurie brenda “Big Brother Vip”, edhe pse Keisi fillimisht u shpreh se kishte ende ndjenja për Stelinën.