Partneri i Sandra Bullock, Bryan Randall, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, si pasojë e betejës private me ALS, sëmundje e neuroneve motorike.

Familja e tij ka bërë publik lajmin përmes një deklarate.

Me shumë keqardhje, ndajmë lajmin se më 5 Gusht, Bryan Randall ka ndërruar jetë pas 3 vitesh betejë me ALS,” ka deklaruar familja e Bryan për “People”.

Bryan ka zgjedhur ta mbajë sekret sëmundjen e tij dhe të gjithë ata që e dinin, bënë të pamundurën për të mbajtur këtë lajm sekret.”

Më tej në deklaratë shkruhej: “Ju jemi shumë mirënjohës doktorëve, të cilët u kujdesen dhe u bënë mikeshat tona, shpesh duke sakrifikuar familjet e tyre për të qënë me ne.”

“Në këto momente kërkojmë privatësi për t’i dhënë lamtumirën e fundit Bryan.”

Sandra 59-vjec, takoi për herë të parë Bryan në ditëlindjen e djalit të saj Louis, në 2015-tën, teksa po fotografonte festën e ditëlindjes.

Aktorja hollivudiane ende nuk ka dhënë asnjë koment për vdekjen e Bryan.