Ish-ylli i “Big Brother UK”, Ben Duncan, ka ndërruar jetë javën e kaluar pasi ra nga një bar në Londër. Policia Metropolitane konfirmoi se ngjarja ndodhi më 30 tetor, rreth orës 23:00, në rrugën Cockspur, në zonën e Westminsterit.
Sipas autoriteteve, Duncan ra nga çatia e hotelit luksoz Trafalgar St. James, një ndërtesë shtatëkatëshe shumë e frekuentuar në qendër të kryeqytetit. “Pavarësisht përpjekjeve të ambulancës, ai u shpall i vdekur në vendngjarje,” thuhet në njoftimin e policisë. Hetimet paraprake tregojnë se vdekja e tij po trajtohet si “e papritur, por jo e dyshimtë.”
Ben Duncan u bë i njohur pas pjesëmarrjes në sezonin e 11-të të Big Brother UK, i cili ishte edhe i fundit që u transmetua në Channel 4. Ai u eliminua si i gjashti, ndërsa fituese doli Josie Gibson.
Duncan kishte studiuar në Universitetin e St. Andrews në Skoci, ku ishte bashkëstudent me Princin William dhe Kate Middleton – vendi ku nisi romanca e çiftit të ardhshëm mbretëror. Në një intervistë të vitit 2010 për Daily Mail, ai kujtoi momentin kur Kate dhe William u afruan për herë të parë gjatë një sfilate mode. “Kate kishte veshur një fustan shumë të guximshëm dhe sytë e William u ngulën tek ajo,” kishte treguar ai me humor.
Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur miqtë dhe ndjekësit, të cilët e përshkruajnë Duncan si Ndahet nga jeta shoku i universitetit i Princit William dhe Kate Middleton
Ish-ylli i “Big Brother UK”, Ben Duncan, ka ndërruar jetë javën e kaluar pasi ra nga një bar në Londër. Policia Metropolitane konfirmoi se ngjarja ndodhi më 30 tetor, rreth orës 23:00, në rrugën Cockspur, në zonën e Westminsterit.
Sipas autoriteteve, Duncan ra nga çatia e hotelit luksoz Trafalgar St. James, një ndërtesë shtatëkatëshe shumë e frekuentuar në qendër të kryeqytetit. “Pavarësisht përpjekjeve të ambulancës, ai u shpall i vdekur në vendngjarje,” thuhet në njoftimin e policisë. Hetimet paraprake tregojnë se vdekja e tij po trajtohet si “e papritur, por jo e dyshimtë.”
Ben Duncan u bë i njohur pas pjesëmarrjes në sezonin e 11-të të Big Brother UK, i cili ishte edhe i fundit që u transmetua në Channel 4. Ai u eliminua si i gjashti, ndërsa fituese doli Josie Gibson.
Duncan kishte studiuar në Universitetin e St. Andrews në Skoci, ku ishte bashkëstudent me Princin William dhe Kate Middleton – vendi ku nisi romanca e çiftit të ardhshëm mbretëror. Në një intervistë të vitit 2010 për Daily Mail, ai kujtoi momentin kur Kate dhe William u afruan për herë të parë gjatë një sfilate mode. “Kate kishte veshur një fustan shumë të guximshëm dhe sytë e William u ngulën tek ajo,” kishte treguar ai me humor.
Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur miqtë dhe ndjekësit, të cilët e përshkruajnë Duncan si “një njeri plot jetë, energji dhe karizëm”.



