Fansat e këngëtares së famshme, Britney Spears, i janë lutur që të “ndalojë” pasi postoi një tjetër video kërcimi në profilet e saj në rrjetet sociale, ku shfaqet mjaft e hutuar.

Në videon në fjalë, 40-vjeçarja u shfaq e veshur me një bluzë të bardhë dhe një palë brendshme, ngjyrë rozë. Ylli i muzikës i realizoi këto pamje brenda shtëpisë së saj.

Teksa bënte lëvizjet e saj të ‘çuditshme’ të kërcimit dhe ekspozonte format e saj trupore, Spears gjithashtu lëvizte kokën poshtë e lart, duke treguar flokët e saj bionde.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Channel 8 (@britneyspears)

Më vonë në video, e cila u nda me 41.7 milionë ndjekësit e saj në “Instagram”, krijuesja e shumë hiteve mund të shihet e ulur në dysheme ndërsa luan me qenin e saj, Sawyer.

Ndërkohë kjo video duket se nuk është pritur mirë nga disa prej ndjekësve të saj, të cilët e pyesin nëse “ishte ajo që i postoi këto pamje në internet?”.

“Ju lutem vetëm ndalo”, i shkruan një përdorues i rrjeteve sociale.

Disa nga komentet në postimin e këngëtares së famshme:

-Ju lutem Britney, ju lutem na trego se jeta juaj nuk është vetëm duke u rrotulluar gjatë gjithë ditës dhe duke zgjedhur rroba nga garderoba juaj e vitit 2007.

-Të lutem ndalo, o Zot

-Jezus. Shko jeto jetën tënde. Ndaloje këto marrëzi

Por duket se kishte të tjerë që e mbështeten Britney Spears dhe i shkruajnë:

“Mendoj se ajo mund t’i lexojë komentet e këqija të të gjithëve për të dhe sa shumë i urrejnë videot e saj. Mendoj thjesht se po ‘tallet’ me të gjithë duke ripostuar të njëjtat gjëra. Jam këtu për çdo moment”.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Uroj të pëlqejë dhe po argëtohet me atë që po bën”.

Ndërkohë kujtojmë se manjati i muzikës, Simon Cowell, kohët e fundit iu lut Britney-t që të rikthehej si gjyqtare në versionin amerikan të “X Factor”.

“Kemi kaluar kaq shumë kohë në telefon duke folur për X Factor para se ta bënim atë”, ka thënë 63-vjeçari për E! News.