Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati, ka reaguar publikisht pas shpërndarjes së disa fotove që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet, ku ajo shfaqet pranë Jozit. Foto të cilat janë të gjeneruara me Intelingjencë Artificiale.

Përmes një mesazhi drejtuar ndjekësve në Broadcast Channel-in e saj “Lori’s People” në Instagram ajo ka sqaruar se imazhet në fjalë nuk janë reale, por janë krijuar përmes Inteligjencës Artificiale.

Ajo i ka cilësuar këto foto si dashakeqe dhe mashtruese, duke kërkuar që shpërndarja e tyre të ndalet menjëherë. Sipas saj, imazhe të tilla krijojnë keqkuptime, përhapin dezinformim dhe dëmtojnë jo vetëm figurën e saj, por edhe publikun që i beson këtyre përmbajtjeve të rreme.

Fotot e krijuara me AI nuk pasqyrojnë realitetin dhe po përdoren për të nxitur thashetheme

-ka theksuar Loredana, duke bërë thirrje për më shumë përgjegjësi në përdorimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve në rrjetet sociale.

Në mesazhin e saj, ajo ka gjetur edhe kohë për të falënderuar fansat për mbështetjen e vazhdueshme, duke e cilësuar atë si forcën kryesore që e ka ndihmuar të përballojë momentet e vështira.

Mbështetja juaj ka qenë drita ime në periudhat më të errëta

-shprehet ajo.