Bota e muzikës është në zi. Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ndërroi jetë këtë të mërkurë në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër. Vdekja e tij e parakoshme ka tronditur familjarët, të afërmit, kolegët dhe jo vetëm. Ai ndodhej në Itali së bashku me familjen e tij, ku kishte shkuar për një vizitë për djalin, ndërsa para ngjarjes këngëtari ishte në një koncert në Bolonga ku mësohet se nuk është ndjerë mirë.

Kasapi ishte një emër i njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtet fqinje, kryesisht në Itali ku herë pas herë mbante koncerte për fansat shqiptarë. Vdekja e tij e parakohshme ka marrë edhe vëmendjen e mdiave italiane, të cilët e konsiderojnë si djali ‘që bëri Shqipërinë të dashurohej’.

Më poshtë disa prej mediave italiane:

TGCOM 24 

Këngëtari i njohur shqiptar Shpat Kasapi ka ndërruar jetë papritur në moshën 40- vjeçare, raportuan mediat lokale. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, megjithëse  portali i lajmeve Gazeta Express e përshkroi atë si një ” sulm fatal në zemër “. Kasapi la pas një djalë. Sipas një miku të yllit të popit, ” Shpat vdiq në Itali “, ku ai ishte me ish-gruan e tij.

Fanpage.it

Shpat Kasapi, këngëtari shqiptar i cili u bë i famshëm me këngët “A më do?”, “Valle Kosovare” dhe “Dashni pa limit”, ka ndërruar jetë. Ai ishte 40 vjeç dhe ndodhej në Bolonjë. Sipas agjencisë së lajmeve kosovare Gazeta Express, këngëtari pësoi një atak kardiak fatal. I njëjti portal thekson se Kasapi nuk vuante nga ndonjë problem i veçantë shëndetësor dhe se vdekja e tij e parakohshme ishte një tronditje edhe për familjen e tij.

Il Fatti Quatiduani

Shpat Kasapi, këngëtari shqiptar, ka vdekur nga një atak në zemër ndërsa ndodhej në Itali. Ish-gruaja e tij është e dëshpëruar: “Si mund t’ia shpjegoj djalit tonë që je zhdukur?”

Leggo.it

Shpat Kasapi vdiq papritur në moshën 40-vjeçare. Këngëtari shqiptar ishte me ish-gruan e tij në Itali: “Vdiqe në krahët e mi, duke e lënë djalin tonë jetim.”

Quatidiano Nazionale: 

Kush ishte Shpat Kasapi: dashuritë dhe sukseset e yllit të muzikës pop që e bëri Shqipërinë të dashurohej

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore, që i dha shtysën e parë drejt skenës.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej këngëtarëve të preferuar të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike. Kasapi, u bë i njohur dhe vulosi suksesin e tij me disa këngë që u kthyen hit, si ‘Valle Kosovare’ apo dhe ‘Axhamiu’.

Shpat Kasapi ka qenë i martuar, por së fundmi po kalonte një ndarje, dhe ka lënë pas një fëmijë.