Këngëtarja e famshme, Katy Perry, ka ndarë një postim me fansat e saj me rastin e 1 vjetorit të publikimit të albumit “143”.

Në postimin në fjalë, 40-vjeçarja bëri një vlerësim të vitit, të cilin e pranoi se ishte ‘si një mal me rrota’, duke folur hapur për vështirësitë profesionale, reagimet që shkaktuan bashkëpunimet e saj, kritikat që mori dhe ndarjen nga partneri Orlando Bloom, pas 6 vitesh fejesë.

Duke iu drejtuar fansave të saj, të cilët i quan “KatyCats”, këngëtarja vuri në dukje se albumi ishte një mënyrë për t’u rilidhur me audiencën e saj, pavarësisht vështirësive.

“Ne festojmë fitoret dhe reflektojmë mbi humbjet. Gjithçka është e çmuar. Shpresojmë të rritemi së bashku për vitet që vijnë dhe në fund të gjithë kësaj të jemi krenare dhe në paqe me sa shumë u përpoqëm në këtë botë të papërsosur”, shkroi Katy Perry.

Pas postimit të saj, artistja pranoi se shpesh pyet veten nëse e do vërtet veten: “Sot përgjigjja është po. Jam krenare”.

Postimi i saj u shoqërua me foto dhe video nga prapaskenat e krijimit të albumit, momente nga turneu i saj Lifetimes dhe pamje personale.

Mesazhi i Katy Perry erdhi disa javë pasi Orlando Bloom foli publikisht për herë të parë për ndarjen e tyre, duke siguruar se të dy mbeten të bashkuar me një qëllim të përbashkët për të rritur vajzën e tyre 5-vjeçare, Daisy Dove.