I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Marko Musaj, ish-konkurrent i “Për’puthen”, për të komentuar banorët dhe dinamikat e “BBV” dhe jo vetëm. Ndërkohë, ai tregoi edhe disa foto të vjetra të tij, duke na zbuluar edhe të vërtetën e ndryshimeve drastike që ka bërë në jetën e tij.
“Këto foto janë nga viti 2020. Kanë qenë shumë faktorë që kam qenë ashtu, një jetë e vështirë, një ndarje, përfundoi një dashuri e gjatë, bashkëjetuam për 5 vite. Ishte dashuria e parë”, tha ai.
Më tej, zbuloi edhe arsyen e ndarjes nga lidhja e gjatë.
“U ndamë sepse nuk funksiononte më për të. Pas kësaj ndarjes, unë thashë do bëhem personi më i mirë, ndarja ishte shumë tragjike”, vijoi ish-konkurrenti i “Për’puthen”.
Lidhur me Keijsin në “Big Brother VIP 5”, ai dha mendimin e tij, teksa komentoi edhe raportin e banorit me Inën dhe Stelinën. /TAR/


