Ish-ylli i “EastEnders”, Danniella Westbrook, ka pësuar një ndryshim drastik në fytyrë si pasojë e një ndërhyrje dentale të gabuar.

Ajo ka dhënë së fundmi një intervistë ku është shprehur se e gjitha kjo, jo vetëm mund ti kishte prerë ëndrrat në gjysmë si aktore, por mund t’i kishte kushtuar edhe jetën.

Pas dëmtimit ë pësoi, Danneilla-s iu desh që të bënte një ndërhyrje kirurgjikale për të mbuluar zonën e dëmtuar dhe për t’i mbushur më shumë faqet. Ajo nuk ka ngurruar që në rrjetet sociale të ndante me ndjekësit e saj foto që tregonin rezultatin e operacionit që ka kryer.

Westbrook kishte përdorur botox dhe kishte mbushur mollëzat e faqet, dhe pas disa kohësh ajo do të vendoste edhe një pjesë të nofullës në faqe.

Ajo është shprehur se që nga viti 2018 vazhdon t’i nënshtrohet ndërhyrjeve të ndryshme kirugjikale për ta mbuluar të gjithë këtë defekt të shkaktuar në fytyrë.

“Unë jam duke kaluar shumë operacione për momentin. Ata janë të mirë, por janë shumë të vështirë”, ka zbuluar Ish-ylli i “EastEnders”.

Duket se ajo është e kënaqur me rezultatet dhe duket më në formë se kurrë, pasi të gjitha ndërhyrjet kanë patur sukses.