Ish modelja e njohur, Katie Price ka surprizuar opinionin publik duke u martuar për herë të katërt, në një ceremoni të fshehtë dhe të shpejtë në Dubai. Fotot e publikuara tregojnë ish-modelen 47-vjeçare të veshur me të bardha, krah bashkëshortit të saj të ri, Lee Andrews, një emër pothuajse i panjohur për publikun.

Martesa u zhvillua vetëm disa ditë pasi çifti ishte njohur për herë të parë fizikisht. Sipas rrëfimit të vetë Katie Price, ajo dhe Lee Andrews u njohën fillimisht online dhe krijuan menjëherë një lidhje intensive, duke shkëmbyer unaza dhe bërë tatuazhe të përbashkëta edhe përpara se të takoheshin ballë për ballë. Vetëm pak ditë më pas, Price udhëtoi drejt Dubait, ku Andrews jeton prej vitesh dhe aty ndodhi propozimi i martesës, i ndjekur pothuajse menjëherë nga ceremonia.

Lajmi vjen pak kohë pas ndarjes së Katie Price nga ish-partneri i saj, JJ Slater, ish-pjesëmarrës në Married At First Sight UK.

Lee Andrews, i cili është me origjinë nga Manchester dhe jeton në Dubai prej më shumë se dy dekadash, është prezantuar si biznesmen dhe CEO i një kompanie që lidhet me projekte urbane dhe transport futurist.