Pak javë më parë, Valbona Mema u largua krejt papritur nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Këngëtarja la në mes eksperiencën e saj në BB VIP pasi motra e saj ishte e shtruar në spital nga një sëmundje e rëndë.

Ditën e sotme, Valbona ka dhënë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të motrës së saj. Ajo ka ndarë një foto me ndjekësit e saj, ku shfaqet dora e saj dhe e motrës.

Bashkëngjitur me të ajo shkruan: “Pushi e qetë motra ime”.

Kujtojmë se këngëtarja e njohur shqiptare, në vitin 2020 ka humbur një person të shtrenjtë nga familja e saj, motrën, që njëkohësisht ishte edhe nëna e këngëtares Xhesika Polo.

“Lamtumirë motra ime e shtrenjtë, qoftë i lehtë dheu për ty zemra ime”, shkruante në atë kohë Valbona bashkëngjitur një foto ku shfaqej ajo së bashku me motrën e ndjerë, duke e shoqëruar me disa emoji duke qarë.