Arti shqiptar është në zi pasi është ndarë nga jeta këngëtari i njohur, Shpat Kasapi.
Dyshohet se 40-vjeçari, babai i një djali, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër. Ai ishte një nga këngëtarët më të dashur dhe më të njohur të muzikës shqiptare.
Kasapi ishte konfirmuar që do të ishte pjesë e spektaklit më të madh të ‘reality show’, “Big Brother Albania VIP 5”, por fatkeqësisht u nda nga jeta.
Stafi i Gazeta Shqip dhe “Big Brother Albania VIP” i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes të Shpat Kasapit. Për këtë humbje kaq të madhe.


