Kanceri i gjirit është sëmundja që u merr jetën miliona grave kudo në botë. Për të luftuar këtë sëmundje, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shpallur muajin tetor, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit.

Kujtojmë se kjo sëmundje i mori jetën artistes së njohur dhe të dashur për publikun shqiptar, Hueyda El Saied, në moshën 46-vjeçare.

Lajmi i ndarjes së saj nga jeta tronditi çdo shqiptarë i cili nuk i besonte aspak ikjes së saj në moshë kaq të re. Ndërkohë është bashkëshorti i saj që e kujton thuajse çdo ditë në rrjetet sociale dhe padyshim çdo moment në jetën e tij.

Thierry  ka paralajmëruar në profilin e të ndjerës se po punon për një projekt i cili i dedikohet Hueydës. 

Në moshën 46-vjeçare balerina e njohur, Hueyda El Sayed ndërroi jetë vuante nga një sëmundje e rëndë, sëmundje e cila, ia mbylli përgjithmonë sytë këtë mëngjes në një spital në Lukskemburg.

Hueyda El Sayed ka lindur në Tiranë, ndërsa prejardhja e saj ka qenë nga Sudani. Ajo ishte nënë e një djali, Gabriel, i cili erdhi në jetë nga martesa e parë me partnerin francez, Michael Tamisier.

Gjatë karrierës së saj profesionale, ka pasur privilegjin të punojë si disa fusha. Shqiptarët e njohin si një balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore.