Ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare, Jason David Frank, i cili luajti Tommy Oliver në serialin televiziv “Power Ranger”. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga përfaqësuesi i tij.

Ndërkohë burime për TMZ-në kanë thënë se Frank ka kryer vetëvrasje, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar. 49-vjeçari la pas katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza.

“Fatkeqësisht, është e vërtetë,” tha përfaqësuesi i tij. “Ju lutemi respektoni privatësinë e familjes dhe miqve të tij gjatë kësaj kohe të tmerrshme, ndërsa pajtohemi me humbjen e një qenieje kaq të mrekullueshme njerëzore. Ai e donte shumë familjen, miqtë dhe fansat e tij. Ai do të na mungojë vërtet.”

Frank ishte më i njohur si Tommy Oliver nga ekskluziviteti origjinal i Mighty Morphin Power Rangers, i cili u zhvillua nga 1993 deri në 1996. Aktori luajti gjithashtu në projekte të tjera të “Power Rangers”, duke përfshirë “Power Rangers Zeo”, “Turbo” dhe “Dino Thunder”.