Shakira i dedikoi një tjetër këngë ish-partnerit të saj Gerard Piqué, i cili e tradhtoi me një 22-vjeçare, të quajtur Clara Chia. Shakira, i kushtoi këngën e re pikërisht ish-futbollistit, të dashurës së tij të re, (madje përfshiu edhe ish-vjehrrën) duke nënkuptuar se ai humbi diçka shumë të çmuar, për diçka bazike.
Në një prej vargjeve, Shakira thotë: “Ndërrove Rolex-in me një Casio” dhe ndonëse nga Piqué ende nuk ka një përgjigje, “Casio” e ka bërë një reagim.
Përmes disa postimeve në Twitter, skuadra e marketingut të “Casio” ia ktheu në mënyrë epike diss-in Shakira-s, duke bërë edhe një super lëvizje.
“Shakira, ne mund të mos jemi Rolex, por qartazi, klientët janë besnikë ndaj nesh. Ne mund të mos jemi Rolex, por të paktën nuk kanë lënë për Clara Chia-n.Në mbrojtje të orëve tona “Casio”, bateria e tyre zgjat më shumë se lidhja e Piquè-s dhe Shakira-s”.
Madje, bënë kërkimet e tyre dhe nxorrën nga arkivat këtë foto të Shakira-s me gjeje çfarë?! Një orë Casio!
“Të mbahet mend Shakira, para se të ishe një Rolex (dhe) e trishtuar, ishe një CASIO e mahnitshme”.
“Casio” i dhuroi një orë Piqué-s, pikërisht prej këngës së ish-partneres së tij.