Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Valbona Mhillit dhe G-Banit. E gjitha nisi kur gazetarja po bënte dush dhe këngëtari shkoi pranë duke e vështruar.
Pavarësisht se Valbona i kërkoi disa herë të largohej, G-Bani ishte i vendosur që do rrinte dhe të vështronte atë dhe Livian teksa bënte dush.
Pasi gazetarja doli nga dushi dhe u vesh, këtë sherr e diskutoi edhe me banorët e tjerë të “Big Brother VIP 4”. Teksa ndodhej në dhomë të gjumit së bashku me Jozin, ajo tregoi se edhe mbrëmë G-Bani ka bërë një gjest që nuk i ka pëlqyer, pasi kishte shkuar dhe i ishte ulur në prehër.
“Më tha ‘dëgjo se unë nuk i jam ulur kujt në prehër dhe më çove’. Edhe për ti ardhur atij në ndihmë, për ta lehtësuar dhe për të mos e fajësuar, u largova. Ai po më bënte të ndihesha keq. Në jetë normale do t’i kthehesha shumë keq. Sepse unë kam kofidenca me ty me ardhë me nejt, edhe me të përqafuar, edhe rri, por nuk e kam atë marrëdhënie me të. Unë i thosha largohu, ai nuk largohej dhe më kapi ankthi në ato momente. Pastaj nga ajo filloi duke bërtitur dhe vetëm po e shikoja. U ndjeva shumë keq nga sjellja e tij. Më dha një ndjesi ankthi shumë të madhe. Ka edhe disa shenja, por jam munduar që me stil me ju larguar. Përgjigja ime mos ta bëjë të ndihet ai keq. Nuk dua ti lëndoj njerëzit, nuk dua të bëhen keq prej meje. Nuk mundet një njeri të më vijë të më ulet në prehër. Është 40 vjeç”, tha Valbona.
Në këto momente Jozi e merr e përqafon dhe i thotë: “Hajde te vëllai jot, mos u mërzit zemra ime. Ne e kuptojmë se kush je, karakterin tënd të fortë”.
Ndërkohë gazetarja shpërthen në lot dhe shprehet se ‘e tremb kur e sheh ashtu’.
“Ai rrinte aty dhe më shikonte, më trembte. Ishte ngjitur te xhami. Kisha filluar të kuptoja sinjalet, por duke e mbrojtur tjetrin. Mund ti them edhe fjalinë e fundit”, tha Valbona.
Kjo e fundit shton se ‘ndihet e frikësuar dhe e kërcënuar nga G-Bani’ pas atij gjesti që ka bërë.