Bledi Mane vendosi mbrëmë që të mos u bashkohej banorëve që po zhvillonin një ‘Pyjama Party’ dhe po luanin. Gazetari ndenji i shtrirë në dhomën e gjumit, me justifikimin se nuk ndihej mirë.

Luiz Ejlli shkoi pranë tij dhe e pyeti se çfarë ka dhe përse nuk bashkohet me pjesën tjetër të banorëve.

Mane i tha se nuk ndihej mirë dhe se pret të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Nga ana tjetër, këngëtari u përpoq që t’i mbushte mendjen atij që të mos dalë dhe i tha që çdo gjë që thotë apo bën në atë shtëpi, është në kuadër të lojës.

Madje Luizi i tha ‘për shpirt të babës, a di sa keq ndihem. Të çoj deri në limite, por tani më vjen keq. Nëse dua me të ngacmuar, e të them ke qenë në burg, të ngacmoj’.

Bledi tha se nuk ka problem të justifikohet, pasi nuk i ka përmendur as familjen dhe as ndonjë gjë tjetër private, por se e ka ndarë mendjen të largohet.

Ai u shpreh se donte të dilte që ditën që la burgun, por se Vëllai i Madh i kishte thënë që të dalë në “Prime”, ku do të japë edhe një deklaratë për vendimin e tij.

Ndërkohë kujtojmë se Bledi ka një mision sekret nga Vëllai i Madh, i cili duhet të shtiret sikur është mërzitur dhe sikur nuk e përballoi dot jetesën në burg.

Për këtë mision janë në dijeni edhe Qetsor Ferrunaj, Krist Aliaj dhe Dea Mishel, të cilët ishin “burgosur” bashkë me Bledin.